GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, GJL prish vendimin për Arbër Veliajn

14 Maj 2025 | 12:43

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arbër Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë çështjen në Apel për rigjykim, tek i njëjti trupë gjykues.

Pasi shkalla e tretë e gjyqsorit të zbardhë vendimin, në Apelin e Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi, do të marrë edhe njëherë në shqyrtim ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij si dhe për kontrollet e ushtruara në këto dy ambiente në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, mësynë në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026