Aksident tragjik në Zvicër: 2 adoleshentë humbin jetën, drejtuesi 16-vjeçar shqiptar
Një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Wohlenit në kantonin Aargau të Zvicrës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Mediat loakle bëjnë me dije se dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë, pasi automjeti Mercedes Benz me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe u përplas me murin e një shtëpie.
Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në një zonë me kufizim shpejtësie prej 30 km/h. Mjeti, drejtohej nga një 16-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke kaluar përmes një kopshti, duke goditur një pemë dhe më pas duke u përplasur fort me murin e një banese.
Zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser, deklaroi për mediat zvicerane se pamjet në vendin e ngjarjes ishin “tronditëse”. Dy nga adoleshentët, njëri 16 dhe tjetri 19 vjeç, humbën jetën në vend, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës për t’i shpëtuar. I plagosuri i tretë, një 19-vjeçar tjetër, shtetas zviceran nga kantoni i Cyrihut, ndodhej në sediljen e pasme dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, shkruan Lecanton27.ch
Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për shkaqet e aksidentit. 16-vjeçari që drejtonte makinën nuk posedonte një leje drejtimi. Prokuroria publike ka urdhëruar marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës, ndërsa është konfirmuar se mjeti luksoz Mercedes i përkiste vëllait të të miturit.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane LeCanton27.ch dhe Blick.ch, të tre të rinjtë ishin banorë të rajonit dhe besohet se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të lartë se kufiri i lejuar për zonën.
Policia kantonale dhe prokuroria vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat