VIDEO| Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një prej personave të përfshirë

1 Gusht 2025 | 14:59

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”.

Në pranga ra Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkëautor në vrasjen me armë zjarri të Renato Hoxhajt, ngjarje që ndodhi më 27 prill 2025 pranë Poliklinikës së Vlorës.

“Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pamjet e shpërndara nga policia tregojnë dhe momentin kur 42-vjeçari rrethohet nga forcat speciale dhe arrestohet teksa po udhëtonte me makinë.

I arrestuari është pjesë e një grupi kriminal që operon në fushën e krimeve të rënda dhe kishte më parë dënime për armëmbajtje pa leje.

Pas ngjarjes në lidhje me vrasjen e Hoxhajt u arrestua edhe Erlis Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar gjithashtu autorin e krimit.

Më 30 korrik gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kleanth Bylykun, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Policia vijon kërkimet për kapjen e personave të tjerë të dyshuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026