Vrasja në Vlorë/ Artan Hoxha: Renato Hoxhaj u vra për informacionet që raportonte
Gazetari Artan Hoxha, foli në Euronews Albania lidhur me vrasjen e ndodhur disa ditë më parë ndaj Renato Hoxhajt, në Vlorë.
Hoxha tregon se viktima bënte një jetë modeste, ndërsa sa i përket autorit të vrasjes, ai nuk është shfaqur i shqetësuar, pasi rrethanat e vrasjes ishin të atilla. Viktima i pambrojtur me armë, një ngjarje e ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit, pa lëvizje dhe pa dëshmitarë.
“Të dhënat që u dhanë në fillim për Renato Hoxhajn i kemi publikuar dhe ato krijojnë një ide të profilit të autorit, kjo gjë ndikon sepse në momentin që publikohen pamjet, vrasës të tillë ndalojnë aktivitetin e tyre për tu mos ekspozuar më tej.
Autori nga pamjet shfaqet me atlete sportive, me çorape të bardha, ka operuar në një zonë të Vlorë që nuk ka shumë lëvizje aq më tepër në orën 4:30 të mëngjesit, së dyti viktima ishte i pa armatosur, pra bën që autori të mos e vrasë mendjen. Fakti që u gjet makina kaq shpejt është një element tjetër që tregon se autori nuk është ndjerë i shqetësuar dhe ka pasur një objektiv të lehtë për ta ekzekutuar.
Pra, ai ka hyrë në orën 4:17 të mëngjesit dhe rishfaqet pastaj në orën 5:25, gati një orë. Ai ka operuar në një zonë që nuk ka patur fare dëshmitarë prandaj është e vështirë për ta identifikuar. Ajo kapelja rrethore që përdor ai, të ndryshon dhe përceptimin, që do të thotë se ti nuk arrin dot ta përceptosh fizionominë e dikujt, ai gjithashtu përdor një maskë covidi, një mënyrë kjo për të gënjyer hetuesit nëse kapet në kamera, duke përdorur një imazh të rremë.
Problemi në të tilla raste është nëse ti bën gabime kur hyn në skenën e krimit dhe kur del, çfarë mjeti përdor, çfarë bashkpunëtorësh ke, sa mundësi ka që ata të identifikohen apo të bëjnë gabim”, tha gazetari.
Më tej, Hoxha shpjegon se mbi këtë çështje janë hedhur dyshimet se viktima punonte si roje-informator për familjen Sinomati në Vlorë dhe sipas gjasave ngjarja ka lidhje me konfliktet mes grupeve rivale.
“Ajo që nuk përputhet në rastin konkret është përsonaliteti i viktimës, i cili nuk është i spiaktur apo i njohur qoftë dhe nga informacionet policore. Ai bënte një jetë modeste, punonte roje në një kompani ndërtimi në Vlorë, i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët.
Ajo çfarë dinte dhe mund të kishte parë ai, janë kthyer në problem për dikë, dhe kjo është kostoja që ai ka paguar. Nga hetimet, policia e dyshonte pjesën që ai mund të ketë shërbyer si roje për të dhënë informacion. Kjo për shkak se zona ku ai qëndronte si roje, është afër banesës së familjes Sinomati, ku ndodhi një ekzekutim me snajper”, shton Artan Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan