“S’kam fol me Durim Bamin”- Altin Morina apelon masën e sigurisë, kundërshton akuzat
Altin Morina, ish-efektiv i Forcave RENEA dhe ish-shef i stërvitjes së këtij reparti elitar, ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest në burg”, e dhënë më herët nga shkalla e parë. Morina është një ndër të pandehurit në një nga dosjet më të mëdha të Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit.
Sipas SPAK, dyshimet ndaj Morinës lindën pas administrimit të disa komunikimeve të përgjuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC. Hetuesit pretendojnë se nga këto biseda del se Morina kishte rol kyç në mbikëqyrjen e veprimtarisë së paligjshme të grupit.
Megjithatë, mbrojtja e Morinës e ka kundërshtuar këtë pretendim. Avokati i tij deklaron se klienti nuk ka pasur asnjëherë një pajisje me aplikacionin Sky ECC, dhe se në dosje nuk ekziston asnjë komunikim direkt mes Altin Morinës dhe të shumëpërfolurit Durim Bami, një tjetër i dyshuar në këtë çështje. Sipas mbrojtjes, në dosje përmenden vetëm referenca të të tretëve që flasin në emër të Morinës, gjë që sipas tyre nuk përbën provë të drejtpërdrejtë për përfshirje në veprimtari kriminale.
Altin Morina ka qenë në kërkim që prej lëshimit të urdhër-arresteve në kuadër të operacionit të koduar “REVANSHI”. Ai u kap më 4 prill 2025 nga efektivët e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe iu vendosën prangat pas disa javësh kërkime intensive.
SPAK ka përfunduar tashmë hetimet për këtë dosje voluminoze, që përfshin 7 grupe kriminale të dyshuara për trafik droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme në qytete si Tirana, Durrësi, Lezha, Vlora, Kruja dhe Burreli. Në total, u lëshuan 50 urdhër-arreste, nga të cilat afro gjysma janë ekzekutuar brenda dhe jashtë vendit, ndërsa të tjerë ndodhen tashmë të arrestuar për çështje të tjera penale.
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve