Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, ulen ndjeshëm rastet e reja

17 Maj 2021 | 15:16

Një qytetar i konfirmuar pozitiv me COVID-19 ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thekson se nga 2333 teste të kryera, 25 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 2226 persona, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889”, njofton IKSHPK-ja.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat e diktuara kundër epidemisë COVID-19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026