VIDEO/ Po trafikonin 9 emigrantë të paligjshëm, 4 të arrestuar në Gjirokastër

3 Gusht 2025 | 11:32

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të trafikut të emigrantëve, ku gjatë operacionit “Attempt 2” janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe organizatori i kësaj veprimtarie.

Në njoftimin e saj, policia thotë se, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. B., 29 vjeç, A. A., 48 vjeç, si dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të tre banues në Lushnje.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit D. D., 34 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.

Shtetasi i mitur 17 vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, pa leje drejtimi.

Ai po transportonte kundrejt fitimit 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Shtetasit A. A. dhe K. B., dyshohet se qarkullonin me automjetin tip “Fiat”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 17-vjeçarin për prezencën e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 400 euro dhe 6 celularë.

Njoftimi i plotë i policisë

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Attempt 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. B., 29 vjeç, A. A., 48 vjeç, si dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të tre banues në Lushnje.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit D. D., 34 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.

Shtetasi i mitur 17 vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedez benz”, pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt fitimit, 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Shtetasit A. A., dhe K. B., dyshohet se qarkullonin me automjetin tip “Fiat”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 17-vjeçarin, për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 400 euro dhe 6 celularë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026