Vuçiç largohet parakohe nga Samiti në Slloveni, Osmani: Asgjë dhe askush s’e prek pavarësinë e Kosovës
Takimi i krerëve të shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë ka përfunduar pa miratimin e konkluzioneve nga të gjitha pjesëmarrësit.
Në takimin që vjen si nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me qëllim për të ndihmuar vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është larguar para përfundimit.
Vuçiç është larguar me arsyetimin se kishte programuar takime në selinë e NATO-s në Bruksel, por ndërkohë për gazetarët serbë ka shprehur pakënaqësi lidhur me përfundimet e samitit.
Presidenti serb nuk ka pranuar që të përmendet mos ndryshimi i kufijve në rajon pa përfshirë qëndrimin e Serbisë që ka kërkuar të mos ndryshohen kufijtë e njohur nga OKB, duke nënkuptuar që Kosova të mbetet pjesë e saj.
Në takim morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta krahas liderëve të vendeve të tjera të rajonit.
Presidentja e Kosovës gjatë fjalës së mbajtur në samit duke folur për perspektivën e BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon, tha se është e nevojshme që të pranohen ndryshimet që kanë ndodhur.
“Më lejoni që ta shpreh qartë dhe me zë të lartë: Republika e Kosovës si vend i pavarur dhe sovran është një projekt përfundimtar. Nuk ka asgjë dhe askush që mund ta kthejë këtë realitet. Aventurat e rrezikshme për ndryshimin e kufijve duhet të refuzohem vendosmërisht nga të gjithë ne, nëse vërtetë dëshirojmë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë”, ka theksuar znj. Osmani.
Presidentja e Kosovës shtoi se Serbia do të duhet të dënojë autorët e krimeve të luftës gjatë regjimit të Millosheviçit pasi në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi dhe revizionizmi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve ‘90 në rajon.
“Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, deklaroi znj. Osmani.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë