“Jemi me Gazën dhe Ukrainën” – Mesazhi i Papës për Jubileun Rinor

3 Gusht 2025 | 15:42

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të dielën më shumë se një milion të rinjve katolikë të mbledhur në Romë për Jubileun Rinor, që të përhapin entuziazëm dhe të dëshmojnë besimin e tyre kur të kthehen në shtëpi, në më shumë se 150 vende të botës.

Jubileu Rinor, i mbajtur në Tor Vergata, në periferinë jugore të Romës, është një nga eventet kryesore të vitit të shenjtë, i nisur nga Papa Françesku dhe shënon takimin e parë të Papës së ri me gjeneratën e ardhshme të katolikëve.

Ati i shenjtë u dërgoi një mesazh shprese të rinjve në Ukrainë dhe Gaza. “Ne jemi me të rinjtë në Gaza, ata në Ukrainë dhe ata të çdo toke të përgjakur nga lufta”, tha Papa Leoni.

“Ju jeni sinjali”, vijoi ai, “se një tjetër botë është e mundur”. “Një botë miqësore, ku konfliktet të mos zgjidhen me anë të armëve, por përmes dialogut”, u shpreh Papa.

Celebrimi u mbyll me njoftimin zyrtar të Ditës Botërore të Rinisë, që do të mbahet gushtin e vitit të ardhshëm.

“Pelegrinazhi i shpresës do të vazhdojë dhe do të na çojë në Azi. Të rinj nga e gjithë bota do të bëhen bashkë me pasardhësin e Shën Pjetrit për të festuar Ditën Botërore të Rinisë në Seul, nga data 3 në 8 gusht 2027”, tha Papa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026