Lufta në Gazë, Papa bisedon me presidentin e Autoritetit Palestinez
Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik.
Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike.
“Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale dhe transferimin me forcë të popullatës”, tha Vatikani.
Papa po ashtu tha se “ka nevojë urgjente për ofrimin e ndihmës për më të cenueshmit si pasojë e konfliktit dhe lejimin e ndihmës humanitare”.
Kjo bisedë u zhvillua pasi fundjavën e kaluar, Papa bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë pas një sulmi ajror izraelit goditi Kishën e vetme Katolike në Gazë, duke vrarë tre persona.
Të dielën, Leoni dënoi “barbarinë” e luftës në Gazë dhe përsëriti thirrjen për zgjidhje paqësore.
Vatikani, që mbështet zgjidhjen me dy shtete, zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 2015, duke u bërë një ndër shtetet e para në Evropë që e njohin këtë shtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA
SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 17:33 FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat