Hidhet në diskutim projektvendimi për mbetjet spitalore
Grumbullimi, transporti dhe asgjesimi i mbejeve spitalore së shpejti do të bëhet me rregulla të reja dhe rigoroze.
Qeveria shqiptare ka hedhur për diskutim me grupt e interesit, projektvendimin që përcakton qartë standartet për menaxhimin e mbetjeve spitalore në të gjithë vendin me synim mbrojtjen e shëndetit public, stafit mjeksor dhe mjedisit.
Vendimi përcakton se të gjitha spitalet, klinikat dhe laboratorët do të duhet të ndajnë mbetjen që në momentin e gjenerimit në dy kategori kryesore: të rrezikshme dhe jo të rrezikshme më pas ato do të vendosen në enë të dedikuara, të etiketuara qartë, përpara se të transportohen.
Sa i takon transportit projektvendimi përcakton se ai do të do të kryhet në mënyrë të kontrolluar. Mbetjet e rrezikshme do të trajtohen me metoda specifike, duke siguruar asgjësimin e sigurt të tyre dhe minimizimin e ndikimit negativ në mjedis.
Gjithashtu, vendimi detyron prodhuesit e mbetjeve të hartojnë një plan menaxhimi, i cili do të rishikohet dhe përditësohet rregullisht.
Për zbatimin e këtij akti, do të ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, si dhe Ministria e Shëndetësisë të cilat përmes strukturave të tyre inspektuese, do të monitorojnë rregullisht institucionet shëndetësore për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave të reja.

LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët