Kosova i konsideron kërcënuese deklaratat e Vuçiç pas arrestimit të zyrtarit serb
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese që nuk duhet neglizhuar, pasi sipas tij rrezikojnë sigurinë e rajonit.
“Deklaratat e presidentit Vuçiç të bëra më 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike, me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por politikë shtetërore”, tha Kurti gjatë një konference për media.
Vuçiq një ditë më parë e paralajmëroi Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi një muaj paraburgim Igor Popoviçit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
“Arrestimi i fundit i Igor Popoviçit tregon se Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe se dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.
Popoviç dyshohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të reagojë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit”, që tha se mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi sipas Kurtit, “ka indikacione” për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.
“Nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiçit por jemi të vendosur për ta mbrojtur ligjin rendin dhe demokracinë tonë”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç