Studiuesi Niko Kotherja sjell një ekspozitë kushtuar rilindësve nga Kolonja
Studiuesi i njohur Niko Kotherja ka sjellë për herë të parë një ekspozitë të posaçme historike kushtuar rilindasve dhe luftëtarëve të shquar kolonjarë.
Ekspozita solli për publikun një përzgjedhje të pasur materialesh origjinale që pasurojnë jetën dhe veprën e personaliteteve nga zona e Kolonjës rreth viteve 1880-1930.
“Një ekspozitë e tillë vjen për herë të parë, ku vëllime librash e periodik i kohës e imazhe e elemente të tjera. Mblidhen më shumë se 200 materiale që ekspozohen në materialin e tyre origjinal të cilat në fund të aktivitetit u dhuruan bashkisë së Kolonjës për të pasuruar fondin e saj”, tha studiuesi Niko Kotherja.
Të shumtë janë figurat e njohura nga Kolonja që dimensionin e tyre nuk e kanë pasur vetëm rajonal, por kombëtar.
“Është e rëndësishme të përmendim se në Kolonjë janë shumë figura nuk kanë vlerë lokale, por vlerë kombëtare. Fan Noli, vëllezërit Konica, Qirjazi, Gani Butka, dikush që u ekspozua për herë të parë Mersin Zalo Prodani, është gazetari Akil Glina, personazhe të tjerë si Baba Braho Qesaraka, patriot i ditur, At Vasil Marko Borova, të parët për themelimin e kishës autoqefale, nga Rehova At Naum Cerja. Ka shumë personazhe nga Kolonja me rrezatim kombëtar”, u shpreh studiiuesi.
Ky aktivitet vjen edhe si nxitje për brezat e rinj për të njohur historinë e Rilindjes Kombëtare e mbajtur gjallë ndjenjën e patriotizmit.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës