19 humbje jete nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

17 Maj 2021 | 16:18

Në Maqedoninë e Veriut është raportuar një rritje e numrit të viktimave nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 19 persona kanë ndërruar jetë pasi ishin prekur nga coronavirus.

Kryeqyteti i vendit, Shkupi, ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave. Autoritetet thonë se janë bërë 1.314 teste të dyshuara, ndërsa prej tyre janë konfirmuar 27 raste pozitive.

Prej fillimit të epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë raportuar 5230 humbje jete si pasojë e komplikacioneve, që janë shkaktuar nga coronavirus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026