Rikthehen teatrot në Tiranë, ambientet e hapura shndërrohen në skena

17 Maj 2021 | 16:21

Ajo që na ka munguar më shumë përgjatë kësaj kohe mbetet teatri, jo në formën online por ai që ndjekim përballë dhe e duartrokasim për lojën aktoriale dhe emocionet që marrim. Por sikurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teatrot kanë vendosur të rikthehen, me një kast të vogël aktorësh dhe për një publik të reduktuar.

Ambientet e hapura do të kthehen në skenën e ekzekutimit të veprave sikurse do të jetë Amfiteatri i Akademisë së Arteve për “Këngëtaren Tullace” të Eugene Ionesco nga Teatri Metropol.

“Thelbi i veprës është kotësia, pra veprimet e kota të njerëzve të cilët nuk janë budallenj, nuk janë të pandërgjegjshëm, por rutina, përditshmëria, ajo që në shpesh herë nuk e vëmë re, na shtyn të shkojmë drejt disa veprimeve, disa reagimeve krejt të kota”, tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka zgjedhur që këtë javë t’ia kushtojë publikut të vogël.

“Hansel dhe Gretel” do shfaqet të mërkurën dhe “Drejt Imagjinatës” të premten për të vegjlit në ambient të hapur.

“Ishte konceptuar ndryshe, ishte konceptuar për t’u dhënë brenda, dritat kishin një pjesë të madhe të efektit që do të krijonte te fëmijët”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Por si ka qenë ky vit për komunitetin e artistëve?

“Natyrisht është si të mos komunikosh me një person apo me një grup personash dhe a e vështirë është të rikthehesh pas një viti, të rivendosësh kontaktin, komunikimin”, tha tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

“Ka sjellë një të mirë sepse na ka bërë të mendojmë gjatë dhe na ka lehtësuar anën kreative, kështu që unë ndjej që jam rritur gjatë kësaj periudhe, edhe pse me vështirësi”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Edhe pse në vendet fqinje dhe përtej artistët janë rikthyer në skenë duke respektuar një sërë masash, këtu nuk ka ende një sinjal për të ekzekutuar veprat në skenat teatrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026