”Shpejt kape”, pamjet e arrestimit të Flodian Plakut kur po konsumonte drekën
Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit Flodian Plaku, i cili u kap nga Forcat Operacionale pas një periudhe të gjatë kërkimi.
Pamjet tregojnë policët të armatosur deri në dhëmbë, teksa eprori jep urdhrat përkatës, ndërsa dëgjohen edhe thirrjet për “shpejt, shpejt, kape”.
Flodian Plaku, i njohur me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë-Krujës.
”Shpejt kape”, pamjet e arrestimit të Flodian Plakut kur po konsumonte drekën
Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit Flodian Plaku, i cili u kap nga Forcat Operacionale pas një periudhe të gjatë kërkimi. pic.twitter.com/v9QEAtDUQ2— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 4, 2025
Policia e Vlorës ka zbuluar detaje të reja nga operacionin “ETERNA”, një hetim intensiv që çoi në arrestimin e tij.
Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ka dhënë detaje për suksesin e operacionit ndërsa gjatë arrestimit të Flodian Plakut, policia ka sekuestruar dy armë zjarri, 17 fishekë, 7 celularë dhe një shumë prej 25 mijë eurosh.
Përveç Plakut, u arrestua edhe Julian Aliaj, alias Julian Pasho, i cili ishte arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge. Aliaj ishte anëtar i bandës së drejtuar nga Plaku dhe ishte pjesë e rrjetit të kriminalitetit që operonte në Shqipëri, Greqi dhe Itali.
“U finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.
Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:
•Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:
•Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
•25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
•7 celularë.
Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Flodian Plaku ka jetuar për një periudhë të gjatë jashtë Shqipërisë, në Greqi dhe Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës “arrest në burg” që ishte lëshuar ndaj tij për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Ky i fundit u ekzekutua në rrethimin e banesës së tij në Larushk, ndërsa ishte duke ujitur perimet në kopsht dhe ndodhej në prani të familjarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në