Debat dhe largime në PD, Salianji: Njerëzit që nuk kanë çfarë japin duhet të marrin përgjegjësi

17 Maj 2021 | 16:53

Në kushtet kur janë shtuar zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës pas rezultatit të 25 prillit, Partia Demokratike vendosi që më 13 qershor të këtij viti, të mbajë zgjedhje për të caktuar drejtuesin e ri.

Deputeti i zgjedhur Ervin Salianji foli në Euronews Albania mbi këtë proces, por edhe për dorëheqjet e fundit nga PD-ja.

Ai theksoi se është normale që në një parti të madhe si Partia Demokratike të ketë pakënaqësi dhe zëra kundër pasi modeli i saj shton Salianji bazohet tek demokracia e brendshme.

Sipas tij, njerëzit të cilët nuk kanë çfarë japin më në PD duhet të marrin përgjegjësitë e tyre

“Kemi një vjedhje të zgjedhjesh dhe në situata kur ka vjedhje ka edhe reagime nga një pjesë që kanë interesa personale, kanë inate, një pjesë ashtu e mendojnë dhe këto tregojnë vlerën që ka një parti e madhe si PD. Nga ana tjetër, në PS nëse flitet përfundon në rrugë, si shumë njerëz të afërt të kryeministrit. Nuk përbën lajm, është një vendim personal i kujtdo. Në PD ka demokraci, ka njerëz që flasin. Nuk është një humbje, për mua  është fitore, që njerëzit që nuk kanë çfarë japin duhet të marrin të përgjegjësitë e veta”, tha Salianji.

Përballë gazetares Loneta Progni, deputeti i zgjedhur tha se vendimi i PD-së për të shkuar në zgjedhje mbyll çdo diskutim edhe për grupimin e të pakënaqurve, të cilët kanë kërkuar publikisht largimin e Bashës nga posti i kryetarit, duke e etiketuar atë si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

“Fakti që të jepet mundësia për zgjedhje, në këto momente diskutimet mbarojnë, por tani duhet të paraqiten platforma elektorale dhe shkohet tek mbështetësit e PD-së. Nuk shoh situatë më të mirë se sa shkuarja në zgjedhje. Njëri prej kandidatëve, Fatbardh Kadilli del në media dhe flet për kandidaturën e shpallur. Nëse ka një person që është i disavatazhuar dukshëm nga zgjedhjet, ky është Lulzim Basha”, tha ai.

Ai u pyet edhe për kontestimet që ka bërë Partia Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit ne qarkun e Korçës. Salianji pretendon se mazhoranca përmes ndërhyrjeve ka vjedhur dy mandate në këtë qark.

“Sepse nëse do kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do ishim 6 me 5 [mandate] për opozitën, ka pasur ndërhyrje. PO të kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të shkonim në shtatë mandate, mazhoranca ka vjedhur dy mandate”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026