Ujësjellësit rrisin borxhet, shtohen faturat e papaguara, furnizimi me 24 orë brenda 2023

17 Maj 2021 | 16:35

Ujësjellësit në vend përballen më vështirësi financiare dhe borxhe që arrijnë deri në 17 miliardë lekë. Këto janë vetëm faturat e papaguara të Energjisë Elektrike, ndërsa viti 2020, prodhoi edhe probleme në drejtim të mbulimit të furnizimit me ujë dhe pamundësisë së familjeve për të paguar faturat e ujit.

“Pandemia përkeqësoi treguesit financiarë sepse pritet një mbledhje më e vogël e tarifave, nga krijimi i papunësisë së përkohshme, që rriti numrin e familjeve me ndihmë ekonomike”, tha Ndriçim Shani, drejtor i Entit Rregullator të Ujit.

Kreu i ERRU-së iu përgjigj në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese edhe interesit të deputetëve në lidhje me furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit.

“Kryeministri ka thënë në vitin 2023, unë jam më pak më shumë optimist, besoj pak më përpara”, shtoi Shani.

Ai theksoi si domosdoshmëri studimin mbi familjet me ndihmë ekonomike  dhe ndikimin financiar te kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve, ndërsa uji pa të ardhura arrin në 61% të ujit që nuk faturohet.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026