Fluks i lartë në Kakavijë: 30 mijë persona lëvizën në kufi gjatë fundjavës
Rreth 30 mijë persona kanë kaluar në doganën e Kakavijës gjatë fundjavës, duke e bërë këtë pikë kalimi një nga më të ngarkuarat në rajon.
Sipas informacionit nga Policia Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.034 kalime, nga të cilat 5.824 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 4.210 kanë dalë.
Po ashtu, janë regjistruar 3.264 mjete që kanë kaluar kufirin, prej të cilave 1.751 kanë hyrë dhe 1.531 kanë dalë. Numri më i madh i kalimeve ka qenë nga bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, të cilët kthehen për të kaluar pushimet verore me familjet e tyre.
Policia Kufitare e Kakavijës ka angazhuar 4 sportele për hyrje dhe 3 për dalje, për të lehtësuar fluksin e madh të pasagjerëve dhe për të evituar krijimin e radhëve të gjata. Po ashtu, autoritetet greke po punojnë për të menaxhuar sa më mirë kalimet dhe për të reduktuar kohën e pritjes në kufi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur