Plagosja e 28-vjeçarit te “Fresku”, arrestohet dhe bashkëpunëtori i dytë i autorit
Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku 28-vjeçari Juglen Abazi shkoi vetë në spital me plagë.
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim të ri këtë të hënë, ku thotë se është arrestuar Andi Gurra, bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, pas arrestimit ditën e djeshme të bashkëpunëtorit tjetër Xhonatan Qerimi.
Ndërkohë, në kërkim tashmë ngelet vetëm autori i dyshuar, Klejvis Caka (Lusha), banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Klevis Caka dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në rrugën “Thoma Filipeu” në Fresk, duke plagosur 28-vjeçarin Juglen Abazi.
Të arrestuarit, Andi Gurra dhe Xhonatan Qerimi, të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. e kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Puna vijon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Klejvis Caka (Lusha), dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim, A. G., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit K. C. (L), i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta