Zbardhet plagosja te Fresku/ Identifikohen të dyshuarit, 1 në pranga dhe 2 në kërkim
Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, në zonën e Freskut, ndërsa 28-vjeçari Juglen Abazi shkoi vetë në spital me plagë.
Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë ku thotë se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe dy personat që e kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin Klejvis Caka (Lusha), banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në rrugën “Thoma Filipeu” në Fresk, duke plagosur 28-vjeçarin J.A.
Po ashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit” ndërsa një tjetër person, shtetasi Andi Gurra, 26 vjeç, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. e kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë
“Pas veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Në vijim të veprimeve proceduriale:
-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;
-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset