Detajet nga Vlora, autori goditi me thikë dy të rinj në zona të ndryshme të qytetit

3 Gusht 2025 | 12:05

Dy të rinj u plagosën mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, ndërsa në një njoftim të saj këtë të dielë, policia ka zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.

Sipas policisë, një 32-vjeçar ka plagosur me thikë dy persona në vende të ndryshme të qytetit, pasi është konfliktuar me ta.

“U arrestua në flagrancë 32-vjeçari I. H., banues në Vlorë, me akuzën për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen ‘10 Korriku’ dhe në lagjen ‘Pavarësia 2’, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Policia thotë se zbardhi ngjarjen, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, duke mundësuar dokumentimin e plotë të provave mbi konfliktin e ndodhur.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur nga shtetasi I. H.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026