PAMJE/ Dy të plagosur pas përleshjes me thika në Vlorë, shoqërohen disa persona
Policia e Vlorës ka dalë me një komunikatë për shtyp ku tregon detaje në lidhje me plagosjen e dy të rinjve mbrëmjen e së shtunës në këtë qytet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen Uji i Ftohtë, pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku dyshohet se 32-vjeçari I.H. është konfliktuar me mjete prerëse me bashkëmoshatarin e tij K.K.
Policia njofton se të dy 32-vjeçarët kanë marrë dëmtime, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Euronews Albania sjell pamje nga shoqërimi i disa personave nga policia e Vlorës pas mbërritjes në vendin e sherrit.
Njoftimi i plotë i policisë
Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I.H., 32 vjeç dhe K.K., 32 vjeç.
Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit