I riu plagoset me armë zjarri te Fresku në Tiranë, çfarë thotë policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku sipas policisë një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se shtetasi J.A., 27 vjeç, është paraqitur rreth orës 19:10 në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit