Ben Gvir lutet në objektin e kultit, protestojnë myslimanët: Do rrisë tensionet
Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, vizitoi dhe bëri lutje në objektin më të rëndësishëm të kultit në Jerusalem, kompleksin Al-Aksa, duke nxitur një valë kritikash nga liderët rajonalë dhe rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Veprimi provokues erdhi teksa sulmet izraelite në Rripin e Gazës vazhdojnë, me të paktën 33 palestinezë të vrarë ditën e diel, teksa i afroheshin pikave të shpërndarjes së ndihmave një ngjarje që shtoi akoma më shumë kritikat ndaj shtetit hebre.
Kompleksi është vendi më i shenjtë i judaizmit dhe besohet se në të ndodhen tempuj të lashtë. Myslimanët e quajnë atë Vendi i Shenjtë Fisnik, që sot është shtëpi e xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë i shenjtë për islamikët.
Vizitat e zyrtarëve izraelitë konsiderohen një provokim në botën arabe dhe lutjet që ata bëjnë aty përbëjnë shkelje të status quo-së së gjatë.
Ministri Gvir, përgjegjës për Sigurinë Kombëtare, e kreu vizitën pasi Hamasi publikoi një video ku shfaqej një peng izraelit i mbajtur në Gaza, i dobësuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Videoja shkaktoi zemërim në Izrael dhe rriti presionin ndaj kryeministrit Netanyahu për të arritur një marrëveshje për të kthyer në shtëpi pengjet e mbetura.
Rreth 50 persona mbahen ende peng në Gaza, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë. Ata u rrëmbyen pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, kur u vranë 1.200 persona.
Në një reagim të fundit, lëvizja islamike deklaroi se do t’i dorëzojë pengjet vetëm nëse shteti hebre ndalon fushatën e bombardimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet