Dyshohet se ka rënë nga trageti, autoritetet italiane në kërkim të shtetasit francez

4 Gusht 2025 | 20:19

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane, vijon operacionin e gjerë për kërkimin e një pasagjeri të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas francez, i cili ose është vetëhedhur në det, ose ka rënë aksidentalisht pasi nuk është ndjerë mirë gjatë udhëtimit.

Operacioni ka nisur fillimisht nga autoritetet italiane në zonën përreth vendngjarjes, ndërkohë që forcat shqiptare janë përfshirë për të zgjeruar perimetrin e kërkimit, nga Kepi i Stillos në jug deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Në operacion po përdoren mjete ajrore dhe detare, përfshirë një dron dhe një helikopter të Forcave Ajrore, një anije patrulluese të Forcës Detare, motorë uji dhe mjete të tjera patrullimi të Policisë Kufitare, me një numër të konsiderueshëm efektivësh.

Kërkimi po zhvillohet në bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur protokollet e kërkim-shpëtimit në det. Deri më tani nuk ka ende rezultate, ndërsa operacioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, në varësi të kushteve detare dhe zhvillimeve në terren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026