Ekzekutimi i ish-policit në Vaun e Dejës pasi u lirua nga qelia, pista ku po hetohet
Frrok Lleshaj është 65-vjeçari që u gjet i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në Shkodër. Mësohet se viktima ka qenë pjesë e strukturave të policisë deri në vitin 1994.
Lleshaj ka qenë i dënuar për vrasjen e kushëririt të tij, Dodë Lleshaj rreth 30 vjet më parë. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.
Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burgim në vitin 2006, izolim që e kishte përfunduar dy vite më parë, kur ishte liruar nga qelia.
65-vjeçari edhe pse kreu dënimin, asnjëherë nuk e kishte pranuar autorësinë e krimit.
Pas daljes nga burgu, ai ishte braktisur nga familja e tij, gruaja dhe fëmijët. Lleshaj jetonte i vetëm dhe merrej me blegtori.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugën e fshatit Paçram rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës kur është ekzekutuar.
Ka qenë një kalimtar i rastit i cili ka gjetur trupin e pajetë të Frrok Lleshajt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit apo autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)