SHBA, kryeprokurorja urdhëron hetimin e rivalëve të presidentit Trump
Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pamela Bondi ka urdhëruar vartësit të hapin një procedim ligjor lidhur me dyshimet se rivalët politikë të Donald Trump mund të kenë komplotuar akuza të rreme për ndihmën nga Rusia në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Sipas rrjetit informativ “CBS News”, prokurorët do t’ia paraqesin provat një jurie të madhe, anëtarët e të cilës do të vendosin nëse mund të ngrihen akuza zyrtare.
Mbetet megjithatë e paqartë se ku do të konsistojnë akuzat dhe se kush mund të akuzohet.
Trump u zgjodh president në 2016-n, duke mundur rivalen demokrate Hillary Clinton. Ai ka akuzuar gjithmonë rivalët e tij për njollosje përmes çështjes që u pagëzua si “Russiagate”.
Muajin e kaluar, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard akuzoi ish-presidentin Barack Obama dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për një “grusht disavjeçar shteti” ndaj Donald Trump.
Gabbard ngriti dyshime se informacionet për ndërhyrjen ruse në 2016-n ishin politizuar nga administrata Obama për të lidhur në mënyrë të rremë Trump me Moskën.
Vetë Trump reagoi duke e akuzuar Obamën për tradhti, ndërsa zëdhënësi i ish-presidentit i quajti pretendimet “fantazi”.
Demokratët nuk thanë asgjë lidhur me konstatimet e Gabbard që zhvlerësonte një përfundim të shërbimeve inteligjente në vitin 2017, se Rusia ishte përpjekur të dëmtonte fushatën e Clinton dhe të mbështeste Trump në votime.
Gjithashtu, në 2020-n, një raport dypartiak i komisionit të Senatit për çështjet e inteligjencës konstatonte të njëjtën gjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje