Tragjedi në stërvitjen të Portos, Jorge Costa ndërron jetë nga një atak kardiak
Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin portugez dhe atë ndërkombëtar këtë të martë. Legjenda e FC Porto-s dhe drejtori sportiv aktual i klubit, Jorge Costa, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, pas një arresti kardiopulmonar të papritur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qendrën stërvitore të Portos, Olival, rreth orës 12:30 të mesditës, vetëm pak çaste pasi Costa kishte dhënë një intervistë për mediat dhe kishte kërkuar të qëndronte brenda për shkak të temperaturave të larta. Ai u ndje keq dhe humbi ndjenjat, duke alarmuar menjëherë stafin mjekësor të klubit, që i dha ndihmën e parë me defibrilator në pritje të ambulancës.
Costa u transportua me urgjencë në Spitalin São João në Porto në gjendje kritike dhe u shtrua në repartin e kujdesit intensiv. Megjithë përpjekjet e mjekëve, ai ndërroi jetë në orët e pasdites, duke lënë pas një boshllëk të thellë në klubin ku shkëlqeu për dekada.
Jorge Costa, i njohur për karakterin luftarak dhe nofkën “O Bicho” (Bisha), ishte një nga figurat më ikonike të FC Portos. Ish-kapiteni legjendar ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2004 nën drejtimin e José Mourinhos. Karriera e tij ka qenë një simbol i përkushtimit, besnikërisë dhe shpirtit garues, ndërsa kontributi i tij si drejtues në vitet e fundit ishte po aq i çmuar.
Në vitin 2022, ai kishte pësuar një atak kardiak nga i cili ishte rikuperuar pas një ndërhyrjeje kardiologjike, por kjo goditje e dytë fatkeqësisht rezultoi fatale.
Bota e futbollit është në zi për humbjen e një figure të dashur dhe frymëzuese. FC Porto dhe mijëra tifozë në Portugali e më gjerë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e tij.
Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale
- 16:34 Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
- 16:29 Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë
- 16:22 Mrekulli në Venezuelë, 44-vjeçari nxirret i gjallë pas 8 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 16:09 “Propagandë ruse”, deputetët kërkojnë ndalimin e transmetimit të filmit vizatimor “Masha dhe Ariu” në Britani
- 16:09 Rikthimi i “El Niño” Ekspertët paralajmërojnë : 2026 rrezikon të jetë një nga vitet më ekstreme të regjistruara
- 16:05 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei