Fitim Zekthi: Shqipëria është regjim neopatrimonialist, dorëheqja e Bashës do ishte “tradhti”

17 Maj 2021 | 19:23

Fitim Zekthi, analist thotë se afrimi i datës së zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike lidhet me situatën politike dhe debatet e brendshme politike. Z. Zekthi thekson se zgjedhjet e 25 prillit janë manipuluar deri në atë masë sa është përcaktuar fituesi.

Ai nënvizoi se nuk i pëlqen “dëshpërimi që sheh tek PD” pasi gjatë fushatës është përpjekur që të bëjë një fushatë pozitive. Por nga ana tjetër analisti tha se kjo nuk do të thotë se në PD nuk ka gjëra që duhen ndryshuar.

“Zgjedhjet janë manipuluar për shkak të panoramës së madhe. Shqipëria në gjykimin tim është një regjim neopatrimonialist, qeveria dhe kryeministri në mënyrë vertikale në marrëdhënie padron-klient ka prodhuar këtë lloj shantazhi ku çdo kusht është i shitshëm dhe i bleshëm. PD ka gjëra për të ndryshuar, abolutisht po. Është përpjekur duke thënë të vërteta të mëdha por nuk ka arritur që të bëjë një aleancë të gjerë me mësuesit, inxhinierët, mjekët ta shohin si shtëpinë e tyre”, deklaroi z. Zekthi.

I pyetur nëse do të duhet që z. Basha të japë dorëheqjen, Fitim Zekthi tha se kjo i takon ta gjykojë kryetari i PD pasi vendimi mbetet në vullnetin e tij. Por ai tha se do ta konsideronte njëlloj tradhtie nëse z. Basha do ta bënte këtë veprim në këtë situatë.

“Dorëheqja është akt vullneti personale, gjykon vetë nëse duhet të largohet. Në situatën e sotëm nëse Basha jep dorëheqjen do të jetë duke bërë njëlloj tradhtie ndaj mbështetësve dhe elektoratit të djathtë. Situata nuk flet për dorëheqje, flet për zgjedhje njëherë në katër vjet. Dorëheqja mbetet në vullnetin personal, por partia mund të mos e rizgjedhë kryetar”, deklaroi z. Zekthi.

Krijimin e idesë se z. Basha është një lider i dobët tha se ka ardhur për shkak të një fushate të gjatë nga mazhoranca qeverisëse.

“Ndaj z. Basha është bërë një fushatë kundër për 8 vjet sepse z. Rama funksionon si politikan duke prodhuar armiq. Basha nuk e ka diskurin politik që të merret me veten, ndërsa Rama flet gjatë gjithë kohës për veten. Basha është politikan normal dhe nuk ka pasur në fokus veten e tij dhe kjo ka krijuar përshtypje që ai është një politikan i dobët dhe duhet larguar. Ndoshta kjo strategji duhet ndryshuar por unë mendoj që jo. PD duhet të bëjë shqiptarët që të besojnë se është forcat e vetme që mund të ndryshojë Shqipërinë dhe jo të fitojë me banda”, përfundoi z. Zekthi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026