Pakistan, gjendet trupi i një burri të zhdukur prej 28 vitesh brenda një akullnaje

6 Gusht 2025 | 15:08

Një trup i pajetë, i ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme, është gjetur brenda një akullnaje që po shkrihej në rajonin Kohistan të Pakistanit. Trupi i përkiste Naseeruddin, i zhdukur që prej vitit 1997.

Zbulimi u bë nga një bari në zonën e njohur si “Lugina e Zonjës”, i cili pa trupin rastësisht. Identifikimi u bë përmes kartës së identitetit që u gjet në rrobat e tij, të cilat gjithashtu ishin të paprekura.

Sipas familjarëve, Naseeruddin ishte larguar pas një mosmarrëveshjeje dhe besohet se ka rënë në një çarje akulli gjatë një stuhie dëbore. Ekspertët e lidhin zbulimin me shkrirjen e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026