Enri Jahaj: Ky sezon turistik do të jetë më i keq se ai i një viti më parë

17 Maj 2021 | 20:01

Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj tha për Euronews Albania se vazhdimi i orës policore në Shqipëri është diçka pa sens, duke qenë se jeta prej kohësh tashmë vijon normalisht dhe rastet me COVID janë më të ulëta se në fillim të pandemisë.

Sipas tij, ky sezon turistik për bizneset vendase bar-restorante parashikohet të jetë më i keq se ai i një viti më parë.

“Me sa dijeni kam, besojmë se do të jetë një sezon më i keq se ai i një viti më parë, pasi kufijtë do të hapen dhe shqiptarët të etur për të udhëtuar do ta lënë Shqipërinë. Nuk është marrë asnjë masë për vaksinimin e stafeve tona, edhe e pse kemi kërkuar vazhdimisht këtë gjë. Po presim nisjen e sezonit pa vaksinuar punonjësit që përballen direkt me turistin, që janë punonjësit e bar-restoranteve. Jemi të vonuar me hapjen e sezonit dhe marrjen e masave”, tha z. Jahaj.

Ai tha se humbjet në këtë sektor për shkak të kufizimeve nga pandemia kanë qenë më të mëdha se në çdo sektor tjetër dhe ndihma e shtetit ka munguar, ndryshe nga çfarë ka ndodhur me vendet e rajonit.

“Nga informacionet që kemi 20-30 për qind e këtyre bizneseve ose kanë ndryshim destinacioni ose janë mbyllur, kryesisht janë mbyllur bizneset e vogla familjare më së shumti jashtë Tirane”, tha kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026