Në kërkim, por s’ndalej/ Kapet hajduti në plazhin e Durrësit, kreu mbi 5 vjedhje
Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ishte kthyer në makth për banorët dhe pushuesit në zonën e plazhit në Durrës.
Edhe pse ishte në kërkim për vjedhje të mëparshme, ai vijonte aktivitetin kriminal, dhe deri më tani janë dokumentuar 5 vjedhje të tij në këtë zonë.
Ai dyshohet si autori i vjedhjeve të shumave të parave dhe aksesorëve në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, falë informacionit të siguruar nga kamerat dhe prova të tjera gjatë hetimeve, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”, në kuadër të të cilit u identifikua, kap dhe arrestua shtetasi Gentian Llana, 40 vjeç, banues në Durrës.
Llanan, ndërkohë ishte i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit ndërsa në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar mjetet që ai përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Njoftimi i policisë
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pamjet”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”.
Në kuadër të operacionit, bazuar në prova e siguruara, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. Ll., 40 vjeç, banues ne Durrës (i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë).
Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike rezulton se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17, ku ka vjedhur në automjete, shuma parash në euro, aksesorë dhe sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe ka vjedhur sende me vlerë në banesa.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq