Qyteti spanjoll u ndalon myslimanëve hapësirat publike për aktivitete fetare

7 Gusht 2025 | 09:55

Autoritetet lokale në qytetin juglindor spanjoll të Humilës ua kanë ndaluar myslimanëve përdorimin e hapësirave publike, siç janë palestrat sportive dhe ndërtesat komunale, për të festuar festat fetare.

Ky ndalim, i pari i këtij lloji në Spanjë, u prezantua nga Partia Popullore konservatore (PP), e cila është në pushtet në atë qytet, raportoi Guardian.

Gjatë miratimit të ndalimit, partia ekstreme e krahut të djathtë Vox abstenoi nga votimi, dhe përfaqësuesit e partive lokale të krahut të majtë ishin kundër tij.

Në shpjegimin e vendimit, thuhet se “objektet sportive dhe lokalet bashkiake nuk mund të përdoren për aktivitete fetare, kulturore ose shoqërore që janë të huaja për identitetin tonë, përveç nëse ato organizohen nga autoritetet lokale”.

Anëtarët e degës lokale të partisë Vox e mirëpritën këtë vendim, duke deklaruar se Spanja është dhe do të jetë gjithmonë një vend i krishterë.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Organizatave Islamike, Munir Benzelun Andalusi Azhari, i tha gazetës El Pais se vendimi është “islamofobik dhe diskriminues”.

“Ata nuk shkojnë kundër feve të tjera, ata shkojnë vetëm kundër tonës”, tha ai, duke shtuar se ishte i befasuar nga rritja e fundit e retorikës dhe sulmeve raciste në Spanjë dhe se ndjeu frikë për herë të parë në 30 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026