Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët, situatë alarmante për banorët

7 Gusht 2025 | 15:39

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë përsëri nga flakët, duke u kthyer në një vatër zjarri masive dhe duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët përreth dhe ambientin. Re të dendura tymi dhe flakë të mëdha janë parë në zonën e njohur për depozitimin e mbetjeve ndër vite, duke rikthyer një situatë të njohur alarmi.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa një nga makineritë e rëndësishme për sistemimin e mbetjeve, një eskavator është djegur plotësisht në vendngjarje.

Ekipet zjarrfikëse dhe autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi shkaqet e përsëritura të zjarreve në këtë zonë. Ngjarja ngre sërish pikëpyetje mbi menaxhimin e mbetjeve dhe masat parandaluese në këtë territor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026