Rama nxjerr pamjet e rrugës së rinovuar në Qafë Thanë: Lehtëson qarkullimin
Janë mbyllur punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në segmentin rrugor nga Qafa e Thanës deri në Doganën e Qafë Thanës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar video nga gjendja e re e këtij segmenti rrugor shumë të rëndësishëm jo vetëm për sezonin turistik, por edhe për pjesën tjetër të vitit për shkak të kushteve atmosferike që shumë shpesh janë bërë edhe burim aksidentesh.
Ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore. Projekti përfshiu si sinjalistikën horizontale, ashtu edhe atë vertikale.
“Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore”, shkroi Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona