Rama paralajmëron ndërtuesit: Zbatoni rregullat, mos bllokoni trotuaret

1 Gusht 2025 | 13:30

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte se do të miratohet një rregullore të re për menaxhimin e kantierëve të ndërtimit, duke paralajmëruar masa të ashpra për subjektet që nuk respektojnë standardet e vendosura, veçanërisht në raport me hapësirat publike dhe sigurinë e qytetarëve.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se çdo ndërtues ka detyrimin të minimizojë ndikimin e punimeve në jetën e përditshme të banorëve dhe në mjedisin përreth.

“Kushdo që ndërton një pallat nuk duhet të krijojë problem për zonën përreth, por duhet të marrë të gjitha masat që ndikimi të jetë minimal dhe banorët të mos e ndjejnë fare,” deklaroi kryeministri.

Ai nënvizoi se rregullorja e re do të përfshijë masa drastike për rrethimin korrekt të kantierëve, pastrimin e mbetjeve dhe parandalimin e daljes së materialeve në rrugë apo bllokimit të trotuareve.

Sipas kreut të qeverisë, trotuaret pranë kantierëve duhet të jenë të aksesueshëm dhe të pajisur me strehë mbrojtëse për kalimtarët, duke garantuar sigurinë në hapësirat publike.

“Rregullorja e re do t’u dorëzohet ndërtuesve dhe masat për mosrespektimin e saj do të jenë drastike, veçanërisht në rastet kur cenojnë komunitetin dhe mjedisin,” tha Rama.

Ai shtoi se do të intensifikohen kontrollet në terren për zbatimin e rregullores, duke paralajmëruar se inspektimet do të jenë të rrepta dhe të vazhdueshme, ndërsa në rast shkeljesh do të ketë masa administrative.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026