Rama akuza gjyqtarit: Vendim pro ndërtuesit për pallatin pa leje që ishte konfiskuar

1 Gusht 2025 | 12:09

Pas akuzave që bëri për prokuroren Gjeli në lidhje me objektet e vendosura pa leje në Theth, Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte përmes një statusi në Facebook ku denoncon një vendim të marrë nga një gjyqtar, i cili, sipas tij, ka vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të ndërtuar pa leje në Tiranë.

Në këtë postim, ai denoncon se gjyqtari Hazbi Balliu ka marrë një vendim duke vendosur një masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të ndërtuar pa leje në Tiranë.

Rama shkruan se pallati në Tiranë është ndërtuar tërësisht pa leje dhe ishte konfiskuar nga shteti, i vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që sipas tij, gjyqtari e ka konsideruar atë pronë legjitime të ndërtuesve, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre.

Rama thotë se mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë, në vitin 2030, një shtet të së drejtës dhe anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk ia dhanë PS-së për të ngritur duart lart përballë “gjelave” të prokurorive dhe “ballinjve” të gjykatave, qoftë kur këta shqelmojnë Republikën, qoftë kur godasin njerëzit që meritojnë drejtësi.

“Drejtësia vonon, por nuk harron,” thotë populli, e mbyll postimin e tij Rama.

Reagimi i plotë i Ramës

“Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre.

Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh.

Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?

Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti.

Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi.

Drejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë”, shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026