Zbulohet plani sekret i Trump, ja çfarë përmban oferta për Putinin
Një plan i propozuar nga rrethi i ngushtë i Presidenti i SHBA Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, duke njohur de facto territoret e pushtuara nga Rusia dhe duke lehtësuar sanksionet ndaj Moskës.
Lajmi është zbuluar nga media polake Onet, sipas së cilës propozimi i është dorëzuar autoriteteve ruse dhe është koordinuar me disa fuqi evropiane.
Plani nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë me kushte që konsiderohen të favorshme për Rusinë. Më poshtë janë pikat kryesore të propozimit:
- Armëpushim, jo marrëveshje paqeje, Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territoreve të pushtuara do të mbetej i pazgjidhur.
- Njohje de facto e territoreve të pushtuara, Bisedimet për statusin përfundimtar të këtyre territoreve do të shtyhen për një periudhë prej 49 deri në 99 vjet.
- Lehtësim i sanksioneve ndaj Rusisë, Do të mundësohej rikthimi i eksporteve të naftës dhe gazit rus drejt Bashkimit Evropian.
- Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, Një kërkesë e përsëritur e Moskës që nuk do të përfshihej në marrëveshje.
- Vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, Sipas burimeve, kjo mbështetje amerikane do të vazhdonte, çka konsiderohet si e pranueshme për Rusinë.
Aktualisht, mbetet e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë këtë ofertë, ndërsa reagimet zyrtare nga Kievi dhe vendet perëndimore ende nuk janë bërë publike.
Ndërkohë, sipas burimeve, Donald Trump pritet që në një të ardhme të afërt të zhvillojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme