EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, i dyshuar për shpërndarje të kokainës në zonën e plazhit dhe lagje të tjera të qytetit.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike si dhe 3 aparate celularë dhe po ashtu automjet që dyshohet se përdorej për shpërndarjen e drogës.
Policia njofton se, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Il Punto” ku arrestoi në flagrancë shtetasin Jorgent Dhima, 43 vjeç, banues në lagjen 7 në Durrës.
“Në lagjen nr. 18, Durrës, u kap në flagrancë dhe u arrestua 43 vjeçari J.Dh., ku gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Gjatë kontrollit të banesës së tij, u sekuestrua edhe një sasi tjetër e lëndës narkotike, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e drogës, me një peshë totale prej 250 gramësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Il Punto”.
Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 18, Durrës, ku si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi J. Dh., 43 vjeç, banues në lagjen 7, Durrës.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq