Juventus dëshiron afrimin e Sandro Tonalit, i ofron Newcastle dy lojtarë

8 Gusht 2025 | 17:00

Juventus po punon për transferimin e mesfushorit Sandro Tonali në Torino, ndërsa i ka ofruar Njukasëllit dy futbollistë në shkëmbim.

Juventus po vijon në qetësi përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa dëshiron një përforcim në mesfushë dhe emri i duhur me sa duket është ai i Sandro Tonalit. Lojtari aktualisht është në pronësi të Neëcastle dhe cilësohet i pashitshëm nga ana e drejtuesve dhe trajnerit Hoëe, por oferta e bërë nga bardhezinjtë e Italisë mund të sjellë ndryshime.

Juventus ofron dy futbollistë në shkëmbim të Tonalit, i pari është Dusan Vlahovic dhe i dytë Douglas Luiz, por nuk do të qe cudi që listës ti bashkohej dhe mbrojtësi anësor Savona. Plani është i thjeshtë, Juventus afron një lojtar klasi si Tonali, që e njeh mjaft mirë kampionatin Italian dhe në anën tjetër qymyrxhinjtë afrojnë sulmuesin që do të zëvendësojë Isak në rast largimi. Jo vetëm kaq, por përforcojnë dhe një tjetër repart, mesfushën osë mbrojtjen.

Më herët Newcastle deklaroi se Isak nuk do të shitet, duke refuzuar ofertën zyrtare prej 135 milionë euro të Liverpool, por me këtë plan të ri situata mund të ndryshojë për mirë. Suedezi kalon te kampionët në fuqi të Anglisë, Vlahovic zë vendin e tij dhe Tonali rikthehet në shtetin amë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026