EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet shqiptari
Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted” vazhdon me sukses, duke mundësuar kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, një bashkëpunim i ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar, i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes dy agjencive ndërkombëtare, shtetasi shqiptar Juxhin Drazhi, 34 vjeç, u arrestua në Spanjë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në Tiranë, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në prill të vitit 2025, për akuzat e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Arrestimi i Juxhin Drazhit është një tjetër rezultat i rëndësishëm i operacionit ndërkombëtar, i cili synon të zbardhë dhe ndalojë veprimtaritë e grupeve kriminale që operojnë përtej kufijve të shtetit. Tani, është në proces finalizimi i ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, për t’u përballur me drejtësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë