Procesi i Berlinit, Britania mbledh ministrat e Jashtëm në Irlandën së Veriut
Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Irlandën e Veriut ne muajin tetor. Samiti që zhvillohet në kuader te procesit te Berlinit do ti beje bashke për të ndare konceptet qe promovojnë paqen dhe bashkëpunimin.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në Irlandën e Veriut më 8 tetor, një takim që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Londër më 22 tetor. Takimi në Irlandën e Veriut, do të bëjë bashkë ministrat e jashtëm të Europës, dhe do të ministri i Jashtëm britanik David Lammy.
Ai do të presë më shumë se 15 homologë të tij përfshi edhe ministrin shqiptar, për të udhëhequr bisedimet që promovojnë paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për të forcuar sigurinë kolektive të Evropës dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe bandat e trafikimit të njerëzve.
“Kështjella e Hillsborough-ut është një kujtues prekës i fuqisë së diplomacisë për të transformuar konfliktin dhe ndarjen në paqe dhe bashkëpunim afatgjatë. Duke shfrytëzuar përvojën e Irlandës së Veriut, shpresojmë të mbështesim partnerët në Ballkan për të kapërcyer sfidat e së kaluarës nëpërmjet pajtimit kuptimplotë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatshme”, ka thënë ministri britanik.
Britania e Madhe ka intensifikuar angazhimin me vendet e Ballkanit Perëndimor për të zbatuar Planin për Ndryshim, duke përfshirë shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës së njerëzve në kuadër të luftës kundër migracionit të paligjshëm.
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij