Turistët “zbarkojnë” në Vlorë, sezoni arrin kulmin! Mbi 1000 pasagjerë në mëngjes

9 Gusht 2025 | 18:10

Porti i Vlorës ka shënuar sot një nga ditët më të ngarkuara të këtij sezoni veror, me shifra rekord si në numrin e pasagjerëve, ashtu edhe të automjeteve që kanë hyrë në territorin shqiptar përmes linjave detare.

Vetëm gjatë mëngjesit janë regjistruar 1,019 pasagjerë dhe 48 anëtarë ekuipazhi, të cilët kanë mbërritur me tragete nga Italia, duke sjellë me vete 267 automjete, përfshirë 2 kampingë, 2 minibusë, 1 autobus dhe 4 motoçikleta. Këto të dhëna e bëjnë këtë ditë më të ngarkuarën për këtë verë në portin jugor të vendit.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi pritet të vijojë edhe në orët e pasdites, kur do të ankorohet një tjetër traget me po kaq pasagjerë dhe mjete, duke e çuar në mbi 2,000 numrin e vizitorëve të huaj dhe emigrantëve që mbërrijnë në Vlorë brenda një dite të vetme.

Ky volum i lartë mbërritjesh është një tregues i qartë i rritjes së interesit për Vlorën si një nga destinacionet më të preferuara turistike të rivierës shqiptare, por edhe i rëndësisë strategjike të portit në lidhjet detare me Italinë dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut.

Përballë këtij fluksi në rritje, strukturat portuale dhe autoritetet lokale janë në gadishmëri për të garantuar një përpunim të shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve dhe mjeteve, duke shmangur vonesat dhe duke ofruar shërbim cilësor për vizitorët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026