Juljan Shehu një lider i vërtetë, shënon një tjetër gol me Widzew Lodz
Nëse ka një futbollist që është transformuar në mënyrë të paparashikueshme ai është Juljan Shehu, mesfushori i kombëtares shqiptare që aktivizohet te Widzew Lodz në kampionatin polak.
26-vjeçari po regjistron performance të mrekullueshme duke u kthyer në një lider absolut për ekipin e tij, ndërsa synimi mbetet i njëjtë edhe me ekipin kuqezi. Shehu arriti të gjejë dhe një herë tjetër rrugën e rrjetës me Lodz, ku në minutën e 41’ lëshoi një të majtë në pozicion diagonal duke rikthyer ekuilibrat në përballjen me Wisla Plock.
Paraqitja e Shehut ishte tejet pozitive përgjatë gjithë takimit, ndërsa ndeshja në fjalë u mbyll në barazim 1-1 me Widzew Lodz që e sheh veten në vendin e katër me 7 pikë në 4 ndeshje të luajtura. Një fakt interesant është që në këto duele, Shehu ka realizuar 2 gola dhe dhënë 1 asist, duke konfirmuar jo vetëm formën, por edhe rolin kyç në ekip.
Sa i përket ndeshjes së fundjavës, ai është lojtari më i vlerësuar në skuadrën e tij, ku Flashscore e ka vlerësuar performancën e Shehut me notën 7.8. Aktualisht ai është lojtari më në formë i kombëtares shqiptare, duke konfirmuar se është gati për ndeshjet e shtatorit, aty ku trajneri Sylvinho pritet ta vlerësojë me një rol titullari 26-vjeçarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian