Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

10 Gusht 2025 | 14:22

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

“Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, pranë grykëderdhjes së kanalit të Butrintit, një gomone e vjedhur në zonën Plataria–Igumenicë, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po kryejnë kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës. Gjatë kësaj jave janë kontrolluar 473 mjete lundruese, nga të cilat 34 janë bllokuar për: Shkelje të perimetrit të sigurisë detare; Ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara; Mungesë dokumentacioni përkatës.

Mjetet e bllokuara: 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar.

15 prej tyre u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë secili”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026