PAMJE/ Zjarret i afrohen Tiranës, vatra aktive në Tufinë e pranë Rrugës së Elbasanit

10 Gusht 2025 | 15:44

Zjarret janë riaktivizuar në zona të ndryshme të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin këtë të diel.

Një vatër zjarri ka përfshirë pyjet anash Rrugës së Arbrit, në zonën e Tufinës në Tiranë.

Zjarri pranë  Rrugës së Arbrit

Ndërkohë, dy vatra të tjera janë shfaqur në kodrat pranë rrugës drejt Elbasanit, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e flakëve në territor.

Një nga vatrat është në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.

Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Zjarret pranë rrugës për në Elbasan

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026