“Iso mbi kalldrëm”, muzika polifonike gjallëron turizmin në Gjirokastër
Cikli i fundjavave të këngës polifonike “Iso mbi kalldrëm” po tërheq këtë sezon veror vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj në Gjirokastër.
Gjatë fundjavave të muajit gusht, grupe dhe ansamble të këngës popullore performojnë në komplekset muzeale dhe në rrugët karakteristike të kalldrëmit të Pazarit, duke i kthyer ato në skena të gjalla artistike.
Ky aktivitet gjallëron sezonin turistik në qytetin e gurtë, duke tërhequr interesimin e vizitorëve dhe duke shërbyer si një mjet promovimi për vlerat e folklorit dhe trashëgimisë kulturore, të cilat transmetohen brez pas brezi.
“Është kënaqësi të marrim pjesë me këngë dhe me trashëgimi. Ky aktivitet është i veçantë, falënderoj të gjithë ata që e duan këtë këngë dhe po e përcjellin në Gjirokastër. Ne sjellim këngët e vjetra të trashëguara nga brezat dhe po i përcjellim në Gjirokastër”, thotë këngëtari Arjan Shehu.
“Kjo përcjell traditën dhe është kënaqësi për ne dhe për turistët që na ndjekin me vëmendje. Ata i pëlqejnë këngët dhe ne përpiqemi të japim maksimumin tonë që të ngelen të kënaqur jo vetëm qytetarët e Gjirokastrës, por edhe turistët”, thotë këngëtari Xhevahir Sinani.
Vlerat e folklorit dhe trashëgimisë kulturore konsiderohen tashmë si pika të forta për tërheqjen e vizitorëve dhe nxitjen e turizmit në Gjirokastër.

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës