Situata nga zjarret: Në 24 orët e fundit regjistrohen 21 vatra, 14 ende aktive

10 Gusht 2025 | 17:58

Me rritjen e temperaturave, duket se zjarret janë rikthyer në mbarë vendin teksa në përditësimin më të fundit, të publikuar këtë të dielë, thuhet se gjatë 24 orëve janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, ndërsa 7 janë shuar.

Qarku Vlorë

Në bashkinë Finiq vazhdon një vatër e zjarrti, e cila ka kaluar në fshatin Krane (njësia administrative Mesopotam).

Në terren po operojnë: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse (bashkitë Finiq, Sarandë, Konispol, Delvinë), 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, mbështetur nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe ndihmë ajrore.

Aktiv është edhe avioni kroat Canadair.

Në vendin e quajtur “Rëzom”, pranë Tunelit të Skërficës te maja e “Lucës”, ka një vatër të vështirë për t’u shuar për shkak të terrenit të thyer. Atje po punojnë punonjës të AdZM.

Bashkia Himarë (qarku Vlorë)

Fshati Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht: Forcat e MZSH Himarë dhe Vlorë, me 3 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë plus vullnetarë, të ndihmuar nga 20 forca të FA-së, kanë vendosur zjarrin nën kontroll.

Fshati Lukovë, njësia administrative Lukovë: MZSH Himarë po punon me 1 automjet dhe 3 efektivë për shuarje.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj i Epërm, lagjja “Vjollcë”, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë: Vatra e izoluar është nën kontroll, me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë MZSH, 6 forca pyjore, 5 bashkiake dhe 2 vullnetarë.

Qarku Dibër

Mali i Allushit, afër fshatit Plani Bardhë (bashkia Klos): Zjarri është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë MZSH me 1 automjet zjarrfikës.

Qarku Berat

Bashkia Poliçan, jashtë Uzinës Mekanike: Vatra në shkurre dhe ullishte, ku operojnë forcat e MZSH Poliçan, Berat dhe Skrapar me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Po e kanë të vështirë ta vendosin nën kontroll.

Qarku Kuçovë

Fshati Kozare, njësia administrative Kozare: Po punohet për shuarjen e zjarrit në shkurre dhe ferra nga efektivë MZSH Kuçovë.

Qarku Dimal

Fshati Goriçan, njësia administrative Kutalli: Zjarri në sipërfaqe me ullinj, me 3 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë MZSH Dimal për ndërhyrje.

Qarku Shkodër

Fshati Zagore, njësia administrative Shkrel (bashkia Malësi e Madhe): Zjarri në shkurre dhe barishte. Forcat lokale MZSH (1 automjet, 6 efektivë) po punojnë me pompa shpine në terren të vështirë.

Qarku Tiranë

“Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë (njësia Bërzhitë): Forcat operacionale janë në vend dhe po punojnë për shuarjen.

Qarku Rrogozhinë

Fshatrat Ballaj dhe Zhabjak (njësia Kryevidh): Era e fortë vështirëson ndërhyrjen. MZSH Rrogozhinë, Peqin dhe Kavajë, me ndihmën e një helikopteri FA dhe 50 forca ushtarake, po punojnë për të parandaluar përhapjen drejt banesave.

Qarku Krujë (Durrës)

Mali mbi fabrikën e çimentos, bashkia Krujë: Forcat operacionale janë angazhuar për shuarje.

Qarku Gjirokastër

Fshati Turan, njësia Qendër Tepelenë (bashkia Tepelenë): Forcat operacionale janë në vend dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026