VIDEO/ Zjarr masiv në drejtim të Poliçanit, evakuohen të moshuarit nga azili

10 Gusht 2025 | 20:23

Situata në Poliçan është alarmante, pasi një vatër aktive zjarri po përparon me shpejtësi drejt qytetit.

Zona është mbuluar nga tymi dhe flakët, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve.

Të moshuarit e strehuar në azilin e pleqve janë evakuuar, ndërsa po vijon evakuimi i banorëve në zonën e Plirezës.

Zjarri është gjithashtu duke avancuar në drejtim të fshatit Mbrakull, duke rritur rrezikun për zonat e banuara.

Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, ka kërkuar ndihmë të menjëhershme nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës.

Jashtë territorit të Uzinës Mekanike në bashkinë Poliçan, vatra e zjarrit vijon të digjet në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte.

Në terren ndodhen forcat e MZSH të bashkive Poliçan, Berat dhe Skrapar me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, megjithatë përballen me vështirësi për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Zjarre janë raportuar edhe në zona të tjera të qarkut Berat

Në fshatin Kozare, pranë pusit nr. 4, në njësinë administrative Kozare, bashkia Kuçovë, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të MZSH Kuçovë, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Po ashtu, në fshatin Goriçan, njësia administrative Kutalli, bashkia Dimal, një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj.

Në terren janë angazhuar forcat e MZSH Dimal me 3 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës deri në normalizimin e situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026